E rëndësishme është të ndihmojmë në Durrës. Ka të vdekur dhe të plagosur, dhe dëmi është i shum i madh
Sot isha atje dhe ndihmova aq sa munda. Unë isha në një konferencë në Tiranë me pjesëmarrës nga e gjithë Ballkani, por ne i pamë lajmet.
Kemi dëgjuar se kane nevojë për ndihmë, dhe kemi shkuar në Durrës. Ne shkarkuam dy kamionë ujë, lëngje, kuti ushqimi … Nëse është e nevojshme, ne do të marrim pjesë në pastrimin e rrënojave.
Një pamje e trishtuar, me tragjeditë njerëzore, por edhe shumë njerëz që donin të ndihmonin, shumë vepra të mira, njerëzimi.
Ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin më shumë në Ballkan.
Shkupi është një qytet solidariteti. Qyteti i ndërtuar nga hiri i tërmetit. Përgjegjësia jonë është për të ndihmuar, dhe Maqedonia është një fqinj i mirë, shkruan deputeti i VMRO-së Vllatko Gjorçev.