Njoftojmë opinionin se Aleanca për Shqiptarët ka anuluar të gjitha aktivitet festive që ishin të planifikuara të zhvillohen me rastin e 28 Nëntorit.
Gjithashtu, Aleanca ka pezulluar përkohësisht edhe aktivitet partiake për t’u solidarizuar me vëllezërit tanë të goditur nga tërmeti me pasoja tragjike.
Kryetari Ziadin Sela, gjithashtu ka pezulluar agjendën politike ditore dhe ka anuluar disa paraqitje publike të planifikuara më parë.
Komunat që udhëhiqen nga kuadro të Aleancës siç janë Gostivari, Bogovina dhe Vrapçishti po ashtu kanë anuluar të gjitha aktivitet festive të planifikuara për 28 Nëntor.
Aleanca për Shqiptarët të gjitha kapacitet e saja njerëzore dhe materiale i ka vendosur në shërbim të të prekurve nga tërmeti, ku për momentin një ekip i mjekëve nga Departamenti i Shëndetësisë së bashku me një grup të rinjësh nga Forumi Rinor i Aleancës (FRASH) tashmë kanë arritur në Shqipëri për të ndihmuar të goditurit nga fatkeqësia natyrore.