• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Tuesday, April 27, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home POLLOG Gostivar

Tërmeti në Shqipëri, Komuna e Gostivarit me aksion humanitar

November 26, 2019
in Gostivar, POLLOG
Tërmeti në Shqipëri, Komuna e Gostivarit me aksion humanitar
Share on FacebookShare on Twitter

Komuna e Gostivarit fton të gjithë qytetarët e Gostivarit që të solidarizohemi me vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri, me rastin e tërmetit që ndodhi në mëngjesin e ditës së martë, ku përveç dëmeve materiale, kjo tragjedi morri edhe viktima në njerëz dhe shkaktoi qindra të lënduar.

Në shenjë respekti dhe mobilizimi të përgjithshëm vëllazëror, Komuna e Gostivarit organizon aksion vullnetar në grumbullimin e ndihmave materiale, të cilat do t’u dërgohen familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

Ndihmat tuaja mund të dorëzohen në hapësirat e Njësisë teritoriale të zjarrfikësve në Gostivar edhe atë në formë të:

– Produkte ushqimore (miell, vaj, oriz, pasta, kripë, sheqer, ushqim i konzervuar, detergjent, dhe preparate higjienike
– Batanije
– Thasë/Dyshekë për fjetje
– Çarçafë dhe jastëkë
– Ilaçe
– Tenda për akomodim të përkohshëm me kapacitet 5-10 persona
– Pako të ndihmës së parë

Aksioni i grumbullimit të ndihmave fillon nesër, ditë e mërkurë 27.11.2019 në ora 08:00 deri ditën e enjte 28.11.2019, ora 12:00.

Shpresojmë që ky aksion të jetë sa më i suksesshëm dhe sado pak të zbus dhimbjen e familjeve të prekura.

Ndryshe, për ditën e nesërme me fillim në ora 13:00 Këshilli komunal i Gostivarit do të mbajë seancë të jashtzakonshme me një pikë të rendit të ditës: Propozim-Vendim për ndarjen e 620 mijë denarëve, ndihmë e cila do të shkojë për të prekurit nga tërmet në Shqipëri.

Next Post
Kërçova ndan 12 mijë euro për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

Kërçova ndan 12 mijë euro për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk