• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Monday, April 26, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home REPUBLIKË

Kërçova ndan 12 mijë euro për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

November 26, 2019
in REPUBLIKË
Kërçova ndan 12 mijë euro për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i komunës së Kërçovës, në mbledhgjen e jashtëzakonshme të organizuar sot pasdite, miratoi vendimin për dhënien e ndihmës materiale në vlerë prej 12 mijë eurosh për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Pas katastrofës së shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm në Shqipëri dhe pasojave në njerëz dhe dëme materiale, Këshilli i komunës së Kërçovës, organizoi mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën u shpreh solidarizimi me familjet që kanë humbur të afërmit e tyre dhe ata që kanë pësuar dëmet materiale nga tërmeti që e goditi sot Shqipërinë. Kryetari i Këshillit komunal të Kërçovës, në fillim të fjalës së tij, shprehu keq ardhje për situatën e krijuar në zonat e prekura nga dridhjet e tërmetit dhe kërkoi mbështetjen e këshilltarëve për miratimin e vendimit për të ndihmuar familjet që e pësuan nga kjo katastrofë natyrore. Ai vuri në dukje se ndihma e caktuar e Këshillit të Kërçovës për të prekurit e tërmetit në Shqipëri është 12 mijë euro, dhe propozimi i tij u miratua njëzërit nga këshilltarët e pranishëm në këtë mbledhje urgjente. Pas katastrofës në Shqipëri, komuna e Kërçovës i ka ndërprerë të gjitha aktivitetet e planifikuara kulturore për festat e nëntorit.

Next Post
Qyteti i Shkupit dërgon pajisje dhe ekuipazh në Shqipëri, nesër ndahen edhe mjete financiare

Qyteti i Shkupit dërgon pajisje dhe ekuipazh në Shqipëri, nesër ndahen edhe mjete financiare

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk