Kryeministri i vendit Zoran Zaev së bashku me ambasadoren e Zvicrës në vendin tonë, gjatë një konferencë për shtyp pranë qeverisë ilustroi reformën zgjedhore që do të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se reforma zgjedhore është një prioritet i qeverisë për të siguruar zgjedhjet të drejta dhe të ndershme, ndërsa do të ketë edhe një informim më të mirë të qytetarëve në këto zgjedhje.
Do të reformojmë kodin zgjedhor me principet demokratike ndërsa qeveria e Zvicrës do të japë mbështetjen e kësaj reforme. E gjithë reforma do të jetë demokratike dhe kredibile. Reforma do të bëhet me të gjitha institucionet për të arritur një reformë gjithëpërfshirëse dhe konkrete. Do të bëjmë maksimumin për të arritur një reformë zgjedhore- tha Zaev.