• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Tuesday, April 27, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Ruskoska ju shkruan gjykatësve: “Do t’ju shkund nga brekët”

November 20, 2019
in INFO
Ruskoska ju shkruan gjykatësve: “Do t’ju shkund nga brekët”
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i Gjykatës së Apelit në Maqedoninë e Veriut për të ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie të Katica Janevës ka sjellë një përplasje mes prokurores Vilma Ruskoska dhe kolegjit të gjykatësve që morën vendimin.

Shefja e Prokurorisë për Krimin e Organizuar, Vilma Ruskoska i ka dërguar një mesazh një prej gjyqtarëve të trupës që mori vendimin për Janevën duke i thënë “se do tua shkund brekët të gjithëve në Këshill, me hetim financiar”.

“Nëse ti dhe Këshilli e keni liruar Katicën, ta dish se do tua shkund brekët të gjithëve në Këshill, me hetim financiar. Për shkak të gjykatësve si ju, kurrë nuk do të hyjmë në BE. Nëse nuk është Këshilli yt, kërkoj ndjesë. Por nëse është, do ta shihni” shkruhet në mesazhin e saj.

Publikimi i këtij mesazhi ka sjellë reagimin e Gjykatës së Apelit të cilët e cilësojnë këtë një kërrcënim të hapur dhe cenim të detyrës së gjykatësve

“Sjellja e këtillë e prokurorit publik paraqet shfrytëzim të pozitës si prokurore publike dhe përmes paraqitjes publike të imponohet ekzistimi i elementit të korrupsionit gjatë veprimit të Këshillit penal dhe të ngitet dyshim i pabazë rreth plotfuqisë dhe ligjshmërisë së vendimit të Këshillit penal”, thonë nga Gjykata e Apelit.

Prokuroria Publike ka reaguar duke thënë se fjalët e prokurores “duhet të kuptohen si shprehje e dëshpërimit momental”.

Katica Janeva ndërkohë është zhvendosur në banesën e saj pas 92 ditësh në paraburgim. Avokatja e saj e dënoi gjithashtu sjelljen e Ruskoskës duke e cilësuar si skandaloze.

Ish-kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Katica Janeva  është pjesë e të akuzuarve në rastin “Reket”. Ajo akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë Boki 13 dhe Zoran Kiçeecin i kanë zhvatur mbi 1.5 milionë euro biznesmenit Orce Kamçev duke i premtuar lirimin nga burgu.

Skandali i rastit Janeva ishte shumë i rëndë për vendin fqinj pasi ajo u vendos në krye të prokurorisë speciale e cila u krijua me mbështetjen e Bashkimit Europian për të hetuar rastet e korrupsionit në nivelet e larta. Rasti “Reket” dëmtoi rëndë besueshmërinë e këtij institucioni pasi në të është përfolur përfshirja e zyrtarëve të lartë, madje edhe vetë kryeministri Zoran Zaev. /Opinion.al

Next Post
Në Manastir u hap Konsullata e nderit e Republikës së Shqipërisë

Në Manastir u hap Konsullata e nderit e Republikës së Shqipërisë

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk