• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 29, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Gazetari dhe analisti i mirënjohur mbështetet si kandidat koncensual për deputet në Sërbi

November 20, 2019
in INFO
Gazetari dhe analisti i mirënjohur mbështetet si kandidat koncensual për deputet në Sërbi
Share on FacebookShare on Twitter

Gara për përfaqësuesit potencial të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Parlamentin serb ka nisur të marrë formë, ndonëse zgjedhjet parlamentare në këtë vend zhvillohen pas disa muajsh.

Aktualisht, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë është Fatmir Hasani i cili ka dalë nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD).

Shqiptarët e Luginës kanë potencial të nxjerrin ndoshta më shumë se një deputet për tu përfaqësuar me më shumë zë dhe forcë në parlamentin serb mirëpo ndasite mes forcave politike në Luginë janë të konsiderueshme.

Edhe këtë herë , të paktën 5 partitë më të rëndësishme në Luginën e Preshevës vështirë se do të gjejnë gjuhen e përbashkët për të dalë me kandidatura të përbashkëta, cka do të rrezikonin sikurse në të kaluarën ti conin dëm votat e shqiptarëve në këto treva. Mirëpo ka edhe nga ata zëra që janë vetëpropozuar tashmë për të qënë kandidatë konsensual.

Njeri mes të tjerëve është, Nexhat Behluli.

Ai i kërkon partive në Luginë që të jetë kandidat koncesual i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës për Deputet Popullorë në Parlamentin e Serbisë  duke pretenduar të jetë një zë i fortë dhe i pavarur në mezin e 250 deputeteve në parlamentin e Serbisë.

Në një sondazh ku kanë marrë pjesë rreth 1000 veta, shumica i kanë dhënë drejt atij.

Nexhat Behluli deputet potencial ne Parlamentin e Serbisë

Duke parë që 71% (727 vota) nga 1027 vota gjithësej të votuesve ishin PRO që Nexhat Behluli të jetë figura përfaqësuesve e shqipëtarëve të Luginës në Parlamentin e Serbisë, kjo do të thotë që nëse Gent Cakaj do të arrinte të unifikonte faktorin shqipëtar në një lisë të përbashkët atëher faktori politik ka një kandidat potencial që patjetër do të duhej ta fuste atë në krye të listës – Nexhat Behlulin.

52 vjecari Behluli është një personazh i njohur në mesin e shqipatarëve të Luginës si analist politik, opinionist dhe sipermarrës i suksesshëm në Bujanoc dhe Presheve.

Mbetet për tu parë gjithsesi reagimi i forcave politike shqiptarë në Luginën e Preshevës e pse jo edhe i faktorit politik shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri në lidhje me një mbështetje të mundshme të këtij emri.

Next Post
Ruskoska ju shkruan gjykatësve: “Do t’ju shkund nga brekët”

Ruskoska ju shkruan gjykatësve: “Do t’ju shkund nga brekët”

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk