• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 29, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Forum ministror për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

November 18, 2019
in INFO
Forum ministror për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, BE-Ballkani Perëndimor në Shkup
Share on FacebookShare on Twitter

Republika e Maqedonisë së Veriut sot dhe nesër do të jetë shteti nikoqir i “Forumit të ministrave për drejtësi dhe punë të brendshme të BE – Ballkani Perëndimor”, i cili do të zhvillohet në Parlamentin kombëtar, nën patronatin e Presidencës së Finlandës me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, shtetet anëtare të Bashkimit Evropiane do të prezantohen nga ana e ministrave të Drejtësisë dhe për Punë të Brendshme të Republikës së Finlandës, përfaqësues të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Kroacisë, komisarët relevantë të BE-së për drejtësi, për barazi gjinore, konsumatorë, për emigrantë, punë të brendshme dhe shtetësi, Vera Jourova dhe Dimitris Avramopolus, si dhe përfaqësues tjerë të institucioneve evropiane.

Dita e parë e konferencës do t’i kushtohet sektorit të drejtësisë, ndërsa dita e dytë sektorit për Punë të Brendshme. Komisarja për Drejtësi, Jourova, siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, sot do të merr pjesën në mbledhjen ku do të diskutohet për sundimin e ligjit dhe reformat në gjyqësor, si edhe për kushtet në burgje, gjegjësisht përdorimin e sanksioneve alternative. Jourova gjatë ditës do të zhvillojë edhe debat me studentët e Fakultetin Juridik.

Eurokomisari për emigracionin, Avramopollus, gjatë ditës së nesërme do të jetë pjesë e takimit ministror për Punë të Brendshme, ku do të diskutohet për bashkëpunimin në pjesën e politikës së emigracionit dhe trajtimit kufitar mes Bashkimit Evropian dhe rajonit.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë të përfaqësuar me ministrat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme, respektivisht përfaqësues të lartë nga ministritë e tyre.

Në hollin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, sot është paralajmëruar deklaratë e ministres së Drejtësisë, prof.dr Renata Deskoska. Ndërsa, është paraparë edhe konferencë për shtyp nga dita e parë e Forumit.

Forumi po zhvillohet në nivel vjetor dhe është pjesë e Strategjisë për mbështetje të shteteve nga Ballkani Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Next Post
Gjykata e Strasburgut: Sefedin Haruni nuk ishte spiun!

Gjykata e Strasburgut: Sefedin Haruni nuk ishte spiun!

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk