Gazetarë profesionistë të organizuar nga Këshilli për Etikë në Media dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, për tre ditë radhazi kanë shqyrtuar iniciativën për themelimin e regjistrit të portaleve profesionale, si pjesë e projektit për vetërregullim të sferës mediatike në vend. Pjesëmarrësit në këtë punëtori kanë dhënë propozimet e fundit dhe kanë shqyrtuar draft-verzionin e kritereve që do të jenë kusht për përfshirjen e portaleve në regjistër.
“Qëllimi i këtij regjistri është që të definohen qartë mediat profesionale, përkatësisht ata të cilët respektojnë standardet e shkruar në kodin e gazetarëve, përkrah atyre që punojnë jashtë këtyre standardeve dhe i shkelin ato. Në këtë fazë, në njëfarë mënyre e përfundojmë përgatitjen e këtij regjistri. Tani më është në fazën përfundimtare, mbeten vetëm disa detaje të cilat i kemi dakorduar dhe jam e kënaqur që përfaqësuesit e mediave këtu, kemi gjetur gjuhë të përbashkët rreth asaj se, ku duhet bërë plotësime, precizim dhe vërejte. Do të thotë shumë shpejt, deri në fund të muajit kjo iniciativë do të rrumbullakësohet dhe do të jetë e njohur për opinionin, komunitetin e biznesit si partner, dhe për gjithë qytetarët”, deklaroi Katerina Sinadinovska, Këshilli për Etikë në media.
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni, Mlladen Çadikovski tha se ky regjistër do të shërbejë për afirmimin e portaleve që respektojnë kodin etik, publikojnë autorësinë dhe pronësinë, si dhe do të përmbushin kushtet e tjera të dakorduata nga shoqatat e gazetarëve profesionistë. Rregjistri do të mbështetet edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, ndërsa do t’u shërbejë anëtarëve të saj për të spikatur portalet profesioniste në të cilat do të mund të reklamohen, që do të jetë edhe një mbështetje për këto portale.
“Ky regjistër i mediave profesionale, i cili do të jetë i promovuar shumë shpejtë, sepse kemi pasur takim produktiv këto dy ditë këtu në Ohër, do të thotë se do të ndajmë mediat profesionale nga ato joprofesionale, përkatësisht, qytetarët, gjithë opinioni, komuniteti i biznesit, do të kenë mundësi të vërtetojnë se cilat janë ato media që përmbushin standardet e gazetarisë. Standarde të gazetarisë janë ato kritere të përgjithshmë, të cilat janë shumë të rëndësishme, duke filluar nga pronësia, redaktimi, impresumi, por edhe respektimi i kodeskut të gazetarëve. Në regjistër nuk do të ketë vend për ata të cilat i shkelin standardet, ndërsa do të ketë vend për të gjithë ata që u përmbahen standardeve profesionale”, shprehet Mlladen Çadikovski, kryetar i SHGM.
Rregullorja e regjistrit të portaleve profesionale parasheh edhe dispozita për largimin e portaleve që do të shkelin kodin etik dhe rregullat e vendosura, ndërsa tëo njëjtave do t’u jepet një mundësi tjetër për rikthim në regjistër nëse përmirësojnë gjendjen dhe dëshmojnë punën profesionale në përputhje me rregullat të cilat përfundimisht pritet të precizohen këto ditë.