• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Saturday, May 1, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Marshi i tolerancës: Tekstet shkollore ngjallin diskriminimin te fëmijët

November 16, 2019
in INFO
Marshi i tolerancës: Tekstet shkollore ngjallin diskriminimin te fëmijët
Share on FacebookShare on Twitter

 

Nën moton“Edukim pa diskriminim” në Shkup sot për të 11-ën herë u mbajt Marsh i tolerancës, këtë vit kushtuar arsimit, gjegjësisht kundër diskriminimit në arsim.

“Të dhënat tona flasin se minorenët janë autorët më të shpeshtë por edhe viktima të veprave penale të urrejtjes. Kjo flet për faktin se ata nuk kanë vetëdije të mjaftueshme për dallimet, se nuk kanë tolerancë për ata të cilët dallojnë në diçka prej tyre. Në të njëjtën kohë konstatuam se arsimi si i tillë nuk ua jep atë që u nevojitet për t’i tejkaluar këto paragjykime dhe sterotipa, pasi në vetë arsimin, në përmbajtjet e teksteve shkollore prej të cilave mësojnë akoma nuk mund të gjejmë stereotipa, paragjykime për punë të ndryshme. Po bëjmë përpjekje, themi se përmbajtjet mësimore duhet të jenë të përshtatshme me atë që do të thotë tolerancë, gjegjësisht pranim i të gjitha diversiteteve”, theksoi drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit, Urania Pirovska.

Ajo dërgoi apel që arsimi të orientohet drejt asaj që të përforcohet vetëdija e të rinjve për dallimet me të cilat jetojnë në këtë shoqëri.

“Vlerësojmë se pikërisht kjo mund të kontribuojë që të ulet numri i incidenteve dhe veprave të urrejtjes në të cilin më të zakonshëm janë nxënësit dhe viktimat dhe autorët”, konstatoi Pirovska.

Dragana Dërndarevska nga Koalicioni “Margjinat” theksoi se largimi i normave gjinore në arsim është kyç që i njëjti të zhvillohet nën kushte të sigurisë dhe nxënësit të njoftohen dhe të ndërtojnë vlera pozitive, vlera demokratike, lidhur me barazinë gjinore dhe respektimin e diversitetit mbi më shumë baza.

“Madje 36 për qind e djemve janë përgjigjur se vajzat duhet më shumë të orientohen të jenë nëna të mira dhe bashkëshorte sesa të vazhdojnë karrierën. Babai duhet të ketë autoritet më të madh se nëna në familje – kështu janë përgjigjur 41 për qind e djemve dhe 24 për qind e vajzave”, theksoi Dërndarovska, duke iu referuar të dhënave të marra prej hulumtimit të cilin e zbatoi Koalicioni “Margjinat”.

Next Post
Arifi promovon nxehjen qëndrore në shkollën e fshatit Llojan

Arifi promovon nxehjen qëndrore në shkollën e fshatit Llojan

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk