Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasam i shoqëruar nga nënkryetari Kastriot Rexhepi dhe deputetja Teuta Bilalli, pritën ambasadoren e SHBA-së Kate Marie Byrnes, të shoqëruar nga këshilltari për çështje politike Andrej Mofat dhe asistentin për çështje politike, Adrian Ismaili .
Në hapësirat e selisë qendrore të Lëvizjes BESA, siç theksohet në kumtesë, në takim është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, proceset integruese si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 12 prill 2020-të.
Kasami e falënderoi shkëlqesinë e saj për mbështetjen e shtetit Amerikan si partner strategjik i RMV-së.
Lëvizja BESA si parti opozitare fuqishëm do të angazhohet për të ruajtur kursin pro-perëndimor si opsion i vetëm i vendit, duke kundërshtuar çdo devijim nga integrimet euro-atlantike.
Të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë takime të ngjashme edhe në të ardhmen.