Sektori për Punë të Brendshme Tetovë vazhdon me aksionet e përforcuara kontrolluese, në komunikacionin rrugorë në Tetovë dhe Gostivar.
Zëdhënësi i SPB Tetovë Fatmir Rexhepi tha se dje prej ora 06.00 deri ora 12.00, në Tetovë është realizuar aksion kontrollues, lidhur me gjendjen teknike të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, në të shumtën e rasteve të autobusëve dhe taksi furgonëve. Kështu që, gjatë këtij aksioni kontrollues sipas Rexhepit , janë përfshirë gjithsej 76 automjete, prej të cilave 14 kanë pasur parregullësi në pajisjet e ndalimit (frenat), 1 me regjistrim të skaduar, kurse 8 automjete nuk kanë pasur të kryer kontrollin e jashtëzakonshëm teknik.
Katërmbëdhjetë automjetet teknikisht të paregullta, menjëherë janë larguar nga trafiku dhe për këto dhe tjerat me regjistrim të skaduar dhe pa kontroll të jashtëzakonshëm teknik, janë përgaditur parashtresa adekuate. Gjithashtu në mënyrë adekaute ligjore janë sanksionuar edhe 4 lloje të ndryshme të shkeljeve.
Aksioni kontrollues për gjendjen teknike të automjeteve, më datë 12-nëntor prej ora 09 deri ora 13, është realizuar edhe në rajonin e Gostivarit.
Nga gjithsej 26 automjet të kontrolluara, tek 5 prej tyrej janë konstatuar parregullsi në pajisjet e ndalimit, 1 me regjistrim të skaduar dhe për këtë arsye janë larguar nga trafiku duke i sanksionuar me fletëpagesa për kundërvajtje dhe 3 kërkesa për vazhdimin e procedurës për kundërvajtje, deri tek gjykatësi