Pas akuzave të Hristijan Mickoskit i cili tha se Zaev dhe LSDM nuk kanë mbajtur premtimet për arsim, ka reaguar menjëherë LSDM. Zëdhënësi i kësaj partie, Konstandin Konstandinov tha se është mirë që Mickoski ka filluar të lexon programe, por i propozoi që të fillojë të mësoj diçka e jo të gënjej popullin. Ai tha se ishte pikërisht VMRO-ja që për 11 vite e ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve.
“VMRO-DPMNE-ja, në arsim do të kujtohet me testimin ekstern, zëvendësimin e mësimdhënësve në kohën e grevës më të madhe të arsimit dhe gjithsesi pas rezultateve katastrofale në testimet pisa dhe arsim i cili ndër vite ishte më i keqi në Evropë. LSDM-ja po investon në arsim. Po kontribuon në sistemin e arsimit, po e përmirëson standardin e nxënësve dhe studentëve, po i rritë rrogat e mësimdhënësve, kurse e drejta për të shprehur pakënaqësinë është e garantuar”, u shpreh Konstandin Konstandinov nga LSDM.