• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Monday, April 26, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi nga funksionarët e BDI-së

November 12, 2019
in INFO
Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi nga funksionarët e BDI-së
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca për Shqiptarët (ASH) kërkon nga institucionet e ndjekjes penale që të kërkojnë përgjegjësi nga funksionarët e dyshuar të BDI-së për siç thonë ata të bërat e deritanishme.

“Të zezat e BDI-së tani sa kanë filluar të dalin në shesh! 14 vite të gjithë kemi qenë dëshmitarë të punëve të liga që kjo parti ka bërë, e më në fund po fillon koha që gjithë ajo qe ne si qytetarë e kemi ditur të merr edhe rrugë ligjore. Rastet e montuara ndaj shqiptarëve kanë qenë prezent gjithmonë gjatë qeverisjes së BDI-së qoftë kur kanë qenë në koalicion me VMRO-në apo LSDM-në.”, theksoi Abidin Abduli nga ASH.

Nga kjo  partit thonë se mjafton të bëhet një kronologji të ngjarjeve për të kuptuar sa interesxhinjë janë këta persona të korruptuar. “Nisemi nga viti 2003, atëherë kur BDI ishte në koalicion me LSDM-në. U deshën 16 vite që rasti Sopoti të zbardhet, e në fund të del e vërteta që populli e dinte që nga dita e pare. Për të vazhduar më tej me rastet e montuara ndaj shqiptarëve në vitin 2008, me rastin Alfa. Nga ky rast 3 shqiptar u dënuan me burg të përjetshëm, dhe një me gjashtë vite burg. Vazhdojmë më tej në vitin 2010 kur u vra edhe Harun Aliu. Dhe vetëm pas dy viteve sërish vazhdoi zakoni i montimit të rasteve ndaj shqiptarëve, kësaj here në masa edhe më ekstreme me rastin “Monstra”, për të cilin u akuzuan gjashtë shqiptarë pa asnjë prove! Dhe më e keqja ndodh tani kur pas 7 viteve zbardhen biseda nga të cilat kuptojmë se BDI gjatë tërë kohës ka qenë në dije për këtë rast, dhe jo vetëm. Ç’është ajo që BDI di për të gjitha rastet e sipër përmendura dhe vazhdon ta fshehë, cilës përgjegjësi po mundohen t’i ikin?! Ishte BDI me LSDM-në ato që lejuan rikualifikimin e lëndës së Almir Aliut. Pse kjo qeveri duhej të njolloste edhe emrin e Fetah Alimit, vetëm sepse shpëtoi dikë që ju nuk e doni? Përfshirja e BDI-së nuk mbetet vetëm në mënyrë indirekte, por përfshirja e tyre është edhe direkte në punë joligjore. Në një periudhë shumë të shkurtë kohore, Komisioni Antikorrupsion ka ngritur kërkesë që të përndiqen penalisht dy kryetarë komunash të BDI-së, Ramiz Merko i Strugës dhe Blerim Bexheti i komunës së Sarajit. Për të dy ekzistojnë fakte të forta të cilat Komisioni Antikorrupsion ka arritur t’i sigurojë, prandaj dhe janë hapur hetime plotësuese që të ndiqen penalisht.

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga organet kompetente t’i qasen çështjeve seriozisht, duke mos anuar dhe duke mos krijuar drejtësi selektive. Por pyesim BDI-në cili prokuror politik që vetë e kanë kurdisur në prokurori do t’i shpëtojë kësaj radhe?”, reagon ASH-ja. Aleanca për Shqiptarët duke u thirrur në Kodeksin e Sjelljes së Nëpunësve të Doganës, kërkon dorëheqjen e zv.drejtorit të Doganave, Irfan Buçi për shkak të përgjegjësisë morale që duhet të bart! “Ai jo vetëm vet që e ka shkelur ligjin, por ka mundësuar shkelje grupore të ligjit nga ana e doganierëve, të cilët në mënyrë absolute e kanë të ndaluar publikisht të favorizojnë një parti politike! Askush nuk ka të drejtë të pasurohet në kurriz të qytetarëve dhe tatimeve që paguajnë me djersen e ballit. Këtë e kanë bërë me vite të tëra funksionarë të BDI-së pa pikën e turpit.”, theksoi Abidin Abduli nga ASH.

Next Post
Kryetari i Çairit Visar Ganiu, fitues i çmimit 13 Nëntori nga Unioni i Sporteve të Shkupit

Kryetari i Çairit Visar Ganiu, fitues i çmimit 13 Nëntori nga Unioni i Sporteve të Shkupit

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk