• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Saturday, May 1, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Nënshkruhet Shengeni Ballkanik, Zaev: Hapim kufijtë për qytetarët dhe mallrat

November 10, 2019
in INFO
Nënshkruhet Shengeni Ballkanik, Zaev: Hapim kufijtë për qytetarët dhe mallrat
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Edi Rama dhe presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq e kanë vlerësuar si një hap drejt të ardhmes së përbashkët, deklaratën e nënshkruar në Ohër për bashkëpunim të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ata I bënë thirje edhe vendeve të tjera të rajonit që t’i bashkangjiten nismës e cila nënkupton kalimin e kufijve vetëm me letërnjoftim, korsi të shpejta për kamionët, pika të përbashkëta kufitare, njohje reciproke të diplomave si dhe dokumenteve të tjera zyrtare. Kryeministri Zoran Zaev ashtu si edhe liderët e tjerë, tha se nga kjo deklaratë përfitimet më të mëdha do ti përjetojnë qytetarët e tre vendeve, por edhe ekonomitë e shteteve në fjalë.

“Plani veprues parashikon 24 orë shtatë ditë në javë funksionim të plotë të kufijve tanë. Mundëson lëvizje të plotë me karta identiteti të qytetarëve nga i gjithë rajoni, mundëson kushte të cilat do të thonë korsi të shpejta për kamionët në vendkalimet kufitare, mundëson njohje të ndërsjellë të të gjitha dokumenteve nga pjesa e agjencive për ushqim, veterinari deri te të gjitha institucionet administrative të cilat i përpunojnë dokumentet janë me qëllim që të japë mobilitet më të madh të mallrave, kapitalit dhe të shërbimeve. E gjithë kjo do të sjellë shumë jetë më të tërheqëse para së gjithash për qytetarët tanë, por do të hapë edhe një kapitull të ri. Shpresoj se të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces do ta pranojnë këtë nismë sepse ajo sjell mirësi për të gjithë Ballkanin, por edhe na faktorizon para vendeve të Evropës Perëndimore ku duam të bashkëngjiteni”, deklaroi Zaev.

Next Post
Rama: Nostalgjikët jugosllav po e izolojnë Kosovën

Rama: Nostalgjikët jugosllav po e izolojnë Kosovën

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk