Në mbledhjen e mbrëmshme të Komitetit Qendror të LSDM krahas diskutimeve tjera është bërë edhe zgjedhja e shefit të shtabit qendrorë për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.
“Kemi formuar praninë në terren mes qytetarëve. Po japim llogari para qytetarëve për atë që kemi bërë dhe po krijojmë politika të reja”, theksoi ndër të tjera Zaev.
Në këtë mbledhje të Komitetit qendror të LSDM për kryetar të shtabit zgjedhor u zgjodh Lupço Nikollovski, sekretari gjeneral i kësaj partie, ndërsa zv/kryetarja Radmilla Sheqerinska koordinatore për hartimin e programit zgjedhor.