Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut hapet klinika ligjore në kuadër të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Europës Juglindore. Bëhet fjalë për konvertimin e një klaseje tradicionale në një klinikë ligjore, ku studentët do të kenë mundësi që njohuritë teorike t’i zbatojnë në praktikë. Rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti, sqaroi se si studentët do të kenë mundësinë që në këtë hapësirë, mes tjerash, të mësojnë në praktikë se si zhvillohet një proces gjyqësor. Ai nënvizoi se pikërisht kjo është arsyeja se përse ky universitet është ndryshe nga të tjerët dhe zgjidhet nga studentët edhe pse u duhet të paguajnë 15 herë më shumë se sa në universitetet publike.
“Kjo është ajo që UEJL-në e ka bërë diferent. Ne mbijetojmë mbi të qenit ndryshe. Pikërisht mbijetojmë se studentët tek ne duhet të paguajnë dhe ata paguajnë diku 15 herë më shumë, mesatarisht, se sa në universitetet publike dhe përsëri në programet që ne i zgjedhim, ata janë më shumë preferentë se sa dikund falit të marrin studimet dhe kjo e bën diferencën. Konvertimi i kësaj klase nga një klasë tradicionale që e kemi pas, ku studentët janë ulur pasivë. Tani çështja praktike dhe që fillon me këtë qasje praktike ku de fakto ne do t’i sjellim nga praktika të shndërrohet kjo në një gjykimore konkrete, ku studentët do të kenë mundësinë të shohin live dhe në moment se si zhvillohet procesi gjyqësor, të mësoni thjesht praktikisht”, deklaroi Abdylmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së.
Ambasadorja e SHBA-ve, Kejt Mëri Bërns, foli për përparësinë e kësaj klinike, duke nënvizuar se për të paraqet kënaqësi të madhe fakti që po hapet klinika e parë ligjore në Maqedoninë e Veriut dhe se një gjë e tillë po mbështetet nga SHBA-të. Ajo tha se ky është një tregues se SHBA-të mbështesin zhvillimin e sundimit të së drejtës, instititucionet e forta dhe gjeneratat e ardhshme në Maqedoninë e Veriut.
KEJT MËRI BËRNS, AMBASADORE E SHBA-SË NË SHKUP
“Mesazhi që kam për ju është se vendi juaj ka nevojë për ju, ata kanë nevoj për ju që të vendosni standardet e profesionalizmit dhe për të sjellur të gjitha vlerat dhe parimet, etikën, integritetin, që e mësoni si pjesë e këtij profesioni në çfarëdo forme ju e siguroni për vendin tuaj. Kjo është shpresa më e mirë për Maqedoninë e Veriut dhe është shpresa më e mirë për ndërtimin e një partnershipi afatgjatë mes SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut”, u shpreh ambasadorja amerikane Kejt Mëri Bërns.
Hapjen e kësaj klinike ligjore e ka mbështetur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.