• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Wednesday, April 28, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home POLLOG

Marihuana dhe përleshjet në lokale, alarm për rininë e Pollogut

November 5, 2019
in POLLOG
Share on FacebookShare on Twitter

Përdorimi dhe shitja ilegale e marihuanës dhe përleshja nëpër lokale, objekte hotelerike dhe klube të natës janë fenomen në rritje në mesin e të rinjëve të rajonit të Pollogut.

Thuajse çdo dit, buletini i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë është i mbushur me informacione të këtilla, ndërsa jo rrallë herë epilogu është edhe i përgjakshëm. Edhe gjatë kësaj fundjave, policia njoftoi për incidente të ngjashme si në rajonin e Tetovës ashtu edhe në atë të Gostivarit.

“Pjestarët e policisë nga SPB Tetovë-Stacioni policorë Gostivar, mbrëmë (04-nëntor) rreth orës 01.00, në rrugën ,,Zhivko Brajkovski,, në Gostivar, kanë privuar nga liria personat S.N. (21) dhe H.B. (18) nga Gostivari, për arsye se gjatë kontrollit të kryer tek ata është gjetur marijuanë. Dy personat në fjalë janë mbajtur në Stacionin policorë Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgaditet edhe parashtresë adekuate”, njoftoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Në rajonin e Tetovës po të njëjtën natë policia njofton për sulme fizike në një nga diskotekat e këtij qyteti.

“Dje (3-nëntor) rreth orës 12 e 30 minuta, personi G.M. (30) nga Tetova, në Stacionin policorë Tetovë, ka denoncuar se rreth orës 03 e 30 minuta, duke dalur nga një diskotekë në Tetovë, ka qenë i sulmuar fizikisht nga personat F.J. (20) dhe N.R. (29)  të dy nga fshati Tearcë e Tetovës, si dhe disa persona tjerë të panjohur. Meren masat për zbardhjen e plotë të rastit dhe kundër personave të involvuar në këtë sulm do të pasojnë parashtresa adekuate”, njoftoi Rexhepi.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se tani e një kohë të gjatë kanë shtuar dukshëm kontrollet si në objektet hotelerike, lokalet ashtu edhe në rrugët e qytetit duke u vënë në ndjekje të shitësve ilegal të narkotikëve ashtu edhe në parandalimin e incidenteve në vende publike.

Arben Zeqiri

Next Post
Në UEJL hapet klinikë ligjore

Në UEJL hapet klinikë ligjore

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk