Sot në mënjgjes ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen e një pasagjeri, njofton in7.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, tek ura në fshatin Novosellë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe informacionet e para jozyrtare flasin se si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë një grua, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gostivarit.