Në Kumanovë është vendosur që të shtohen kontrollet e inspektorateve përgjegjëse dhe të MPB-së për të zbuluar se kush janë ndotësit kryesor të ajrit. Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim në këtë komunë ka ndërmarrë masa për aerosocializim dhe larje të rrugëve në pjesën qendrore të qytetit, si dhe kontrolle të firmave dhe qytetarëve të papërgjegjshëm që janë faktorë të ndotjes së ajrit. Kontrollet do të bëhen nëpër objekte publike dhe të kompanive private, që shfrytëzojnë ngrohjen me lëndë që janë faktor të ndotjes në nivele më të larta. Janë kërkuar masa edhe për Spitalin e Kumanovës, që ngrohet me mazut dhe është një nga ndotësit më të mëdhenj.