• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Friday, April 30, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

KSHZ e gatshme për zgjedhje me lista të hapura

October 29, 2019
in INFO
KSHZ e gatshme për zgjedhje me lista të hapura
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkovski, ka deklaruar sot se janë të gatshëm që të zbatojnë zgjedhjet parlamentare të 12 prillit me modelin e listave të hapura, nëse partitë politike dakordojnë një marrëveshje të tillë. Para prezantimit të raportit për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale të zbatuar nga ana e vëzhguesve me nevoja të veçanta, Derkovski tha se KSHZ-ja është e gatshme të zbatojë zgjedhjet sipas asaj që do të dakordohen partitë politike, pavarësisht nëse zgjedhjet organizohen me lista të hapura dhe se ky institucion do të zbatoj çfarëdo lloj ndryshimi në kodin zgjedhor. I pyetur nëse është për një model të tillë zgjedhor, ai tha se mendimi tij rreth kësaj nuk është relevant, pasi është diçka për të cilën duhet të vendosin partitë politike.

Oliver Derkovski, KSHZ

“Ne si Komision Shtetëror Zgjedhor funksionojmë në kontinuitet dhe jemi të gatshëm të zbatojmë çfarëdo lloj marrëveshje të partive. Mendimi im në të vërtetë nuk është relevant, sepse ajo megjithatë është marrëveshje e partive politike dhe si do që të dakordohen, institucioni ynë ashtu do t’i përgjigjemi. Jemi të gatshëm për gjithçka”

Duke folur për listën zgjedhore, Derkovski informoi se vazhdimisht punohet në përpunimin e saj dhe se nuk ka votues fiktiv, ndërsa parregullsitë që kanë ekzistuar më herët, janë reduktuar në një kornizë të arsyeshme, siç është shprehur ai.

Oliver Derkovski, KSHZ

“Në kontinuitet e them se lista zgjedhore është në rregull, nuk ka votues fiktiv se është materie që vazhdimisht pastrohet dhe përpunohet. Kuptohet se, në një listë në të cilën ka mbi 1,8 milonë votues mund të gjindet ndonjë parregullsi, por gjithë ajo është reduktuar në një kornizë të arsyeshme. Ne vazhdimisht punojnë edhe në këtë moment kur është periudhë e zbrazët dhe nuk ka zgjedhje, punojmë në pastrimin e Listës Zgjedhore”

Ndërkohë, i pyetur rreth votimit të diasporës, Derkovski është përgjigjur se ky komision do të dëshironte të ketë ndryshime, por në kuadër të mundësimit të mënyrave të reja për votim, në mënyrë që të kursehen mjete financiare. (Shenja)

Next Post
Arrestohet një tetovar i dyshuar për shkaktim të zjarrit në Kodër të Diellit

Arrestohet një tetovar i dyshuar për shkaktim të zjarrit në Kodër të Diellit

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk