Numri i perosnave që drejtojnë automjete në gjendje të alkoholizuar. Gjatë vikendit që kaloi 26/27 tetor, në periudhë prej ora 23.00 deri ora 05.00, në rajonin e Sektorit për punë të brendshme Tetovë, është realizuar aksion kontrollues ndaj vozitësve që drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit. Brenda 6 orëve policia ka identifikuar 29 vozitës në gjendje të tillë.
“Në rajonin e Tetovës, gjithsej janë zbuluar 23 vozitës të alkoolizuar, të cilët menjëherë janë shkyçur nga trafiku dhe përkohsisht i’u është konfiskuar patenta e shoferit, me ç’rast janë përgaditur parashtresa të parapara ligjore. Kurse, në rajonin e Gostivarit numri i vozitësve të cilët kanë drejtuar nën ndikim të alkoolit është 6, kështu që të njëjtit gjithashtu janë shkyçur nga trafiku dhe do të ballafaqohen me parashtresa adekuate”, njofton Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.