Mbi 10 mijë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme do t’i nënshtrohen procesit të vetingut, i cili ka për qëllim profesionalizimin e punës së policisë. Procesi akoma nuk ka filluar dhe po bëhen përgatitjen për zbatimin e tij.
Grupi punues që po merret me këtë proces, përbëht prej ekspertëve nga MPB, bashkëpunëtor akademik, përfaqësues nga sektori joqeveritar, OSBE, ambasada amerikane, ndërsa janë të ftuar edhe përfaqësues të delegacionit të BE-së dhe ambasadës britanike. Dekani i Fakultetit për Siguri, Nikolla Dujovski, i cili është edhe kryetar i grupit punues, ka thënë për MIA-n se vetingu nënkupton kontrollim në MPB, pasi është vërtetuar nevoja se të punësuarit duhet të kalojnë në një proces të caktuar të kontrollit të integritetit me të cilin e kryejnë punën policore. Sipas tij, duke pasur parasysh tre kriteret në bazë të së cilit do të bëhet veting, do të thotë tre baza të ndryshme të të dhënave – për integritet policor, profesionalizmit dhe gjendjes pronësore.
“Mendoj se kemi bërë punë shumë të mirë, kemi ec një hap nga vendi i cili nuk ka përvoj në lidhje me kontrollin jo vetëm në MPB, por edhe përgjithësisht në aparatin shtetëror nuk ekziston një përvoj e tillë. I kemi mbledhur përvojat edhe nga Shqipëria edhe nga Britania e Madhe dhe kemi fituar njohuri të caktuara për zbatimin e vetingut në SHBA, por herët është që të diskutojmë saktë dhe në mënyrë precize se në cilin drejtim do të zbatohet kontrolli te ne, gjegjësisht nëse do të ketë një komision ose do të ketë disa nënkomisione”, deklaroi Nikolla Dujovski, Dekani i Fakultetit për Siguri.
Dujovski ka deklaruar se, grupa që do të filloj tani me aktivitetet e saj, ka për qëllim të përgatis propozim ligj për zbatimin e vetingut dhe të përgatis plan aksional me data konkrete në të cilat do të zbatoheshin aktivitete të caktuara.
“Ai komision sigurisht nuk do të jetë ky grup punues, por do të jetë një tjetër trup. Vetingu i parë në Britaninë e Madhe, por me siguri edhe në Shqipëri, është zbatuar nga ana e komisionit të përbërë prej të punësuarëve në MPB dhe nga persona të jashtëm, faktori ndërkombëtar, komuniteti akademik. Por ky proces është i vazhdueshëm, ai është proces që do të tejkaloj karrierën tonë dhe për këtë është e rëndësishme që vetingu i parë të zbatohet nga grup i përzier punues apo komision, ndërsa më pas ky proces t’i dorëzohet MPB dhe ajo të ketë kapacitet vet në mënyrë të pavarur t’i pastroj rradhët e saj në bazë të kritereve të matura reale dhe të realizueshme të cilat do të jenë të parapara për veting”, shprehet Dujovski.
Procesi ndërtohet në mënyrë të detajuar, pasi bëhet fjalë për aktivitet vëllimor, i cili nuk duhet ta bllokoj punën e policisë derisa zbatohet. Po ashtu, duhet të bashkëpunohet me të gjitha institucionet, sepse nevojitet shkëmbim i informatave dhe për këtë është i nevojshmë sistem i shpejtë efikas elektronik.