• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Tuesday, April 27, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Festivali i Lirisë fillon sot me dy panele diskutimi

December 1, 2020
in INFO
Festivali i Lirisë fillon sot me dy panele diskutimi
Share on FacebookShare on Twitter

Festivali i Lirisë në organizim të CIVILit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, sot fillon me dy panel diskutime, “Reforma zgjedhore: Dëshirat përballë realitetit”, me fillim në ora 12,  dhe “Pandemia dhe infodemia” me fillim në ora 15, në hotelin Park Rezidence, Shkup.

Reformat zgjedhore janë temë e cila diskutohet një kohë të gjatë dhe të cilat pavarësisht ndryshimeve nga një proces zgjedhor në tjetrin, megjithatë janë larg reformave që do të kontribuojnë për demokratizimin e plotë të vetë proceseve, ndërsa do të jenë në interesin më të mire të qytetarëve, gjegjësisht, votuesve.

Në panelin si folës do të marrin pjesë Oliver Derkoski, kryetar I KSHZ, Katica Nikollovska, anëtare e antikorrupsionit, Radmilla Llazarevska Gerovska nga Ministria për drejtësi dhe Bllagica Dimitrovska, kryetare e shoqatës Inkluziva. Përfaqësues të CIVILit do të jenë Petrit Saraçini dhe Xhabir Deralla. Panelin do ta moderojë  Biljana Jordanovska.

Temë  e panelit “Pandemia dhe infodemia” është COVID-19, e cilësuar si pandemi globale dhe që shkakton tensione në tërë botën. Mundësia për krijim dhe distribuim të lajmeve të rreme dhe dezinformatave në këtë periudhë është e madhe. Disa lajme në raste të caktuara janë të plasuara me qëllim të keq, që të krijojnë huti te qytetarët.

Në panelin do të marrin pjesë Jasna Baçovksa, profesoreshë universitare, Elida Zylbeari, redaktore në Portalb, Filip Stojanovski nga Metamorfosis, Flaka Pollozhani, këshilltare e veçantë për media dhe veprime radio-difuzive pranë Ministrisë për Informatikë dhe Administratë publike dhe Petrit Saraçini, ekspert i medias dhe anëtar i CIVILit.l Panelin do ta moderojë Dehran Muratov.

Panelet do të organizohen përmes platformës Zum, një pjesë do të jetë me prezence  fizike, me kohëzgjatje prej 1 orë e 20 minuta. Panelet do të transmetohet drejtpërdrejt në FB faqen e CIVILit, ndërsa përmbajtje nga diskutimi do të botohen më vonë edhe përmes platformave tjera mediatike të CIVIL Media.

Gjatë diskutimeve, moderatorët do t’i ndjekin reagimet dhe pyetjet në rrjetet sociale, do ti përcjellin deri te pjesëmarrësit në debatin, dhe do t’i presë edhe mendimet dhe qëndrimet tuaja.

Ekipi i CIVILit për komunikime

Next Post
Derkoski: Zgjedhjet nuk paraqesin “klaster” për përhapje të virusit

Derkoski: Zgjedhjet nuk paraqesin “klaster” për përhapje të virusit

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk